Loja e edukimit financiar

Vendime më të mençuraE ardhme më e sigurt

Mësoni duke marrë vendime. Përballuni me situata nga jeta reale dhe ndërtoni shprehi financiare që zgjasin.

Zbuloni më shumë
5–10 minuta Skenarë praktikë + sfida finale Falas • pa regjistrim
Plani mujor
01—30920.00 €
Nevojat68%
Kursimet22%
Dëshirat10%
Bilanci juaj po rritet+8% këtë javë
100%

Pesë aftësi. Një jetë me më shumë kontroll.

Çdo kapitull ju vendos përballë një vendimi. Nuk kërkojmë përgjigje të përsosura—ju ndihmojmë të kuptoni pasojat.

01Zgjidhni profilin
02Përballuni me skenarë
03Merrni vendime
04Fitoni njohuri

Aftësi që ju hyjnë në punë çdo ditë.

Nga paga e parë te oferta e parë e kredisë—ushtrohuni të merrni vendime përpara se ato të kenë pasoja reale.

01

Buxheti mujor

Ndajini të ardhurat sipas qëllimeve dhe mbajini shpenzimet nën kontroll.

Planifikim
02

Kursimi dhe emergjencat

Ndërtoni një rezervë për të papriturat dhe krahasoni mbulimin e sigurimit.

Qëndrueshmëri
03

Kredia e përgjegjshme

Shihni përtej këstit: kuptoni interesin, afatin dhe koston totale të kredisë.

Vlerësim
04

Siguria digjitale

Dalloni sinjalet e mashtrimit dhe mbrojini të dhënat tuaja financiare.

Vigjilencë
05

Krahasimi i produkteve

Krahasoni kushtet dhe kostot, trajtoni vështirësitë në pagesë dhe mësoni si ta ndiqni një ankesë.

Vendimmarrje

Kalkulator i kostos së kredisë

Ndryshoni shumën, afatin, normën nominale dhe tarifat. Kalkulatori vlerëson këstin, koston totale dhe NEI-në bazuar në të dhënat që vendosni.

Tarifat
Tarifa e përfshirë në koston totale: 150.00 €

Shumat shkruhen si 1,200.50: presje për mijëshet, pikë për centët. Norma pranon pikë ose presje.

Kësti mujor195.66 €
Norma efektive e interesit (NEI)Përfshin normën nominale dhe tarifat që keni vendosur.7,37%
Interesi total1,739.69 €
Kostoja totale11,889.69 €
Ju mbeten pas këstit184.34 €
Kësti ndaj të ardhurave19.6%
Buxheti është nën presion
Vlerësim edukativ me këste mujore të barabarta dhe një tarifë disbursimi. NEI-ja zyrtare mund të ndryshojë sipas datave kalendarike, sigurimit dhe kostove të tjera të detyrueshme.

Njihuni me konceptet kryesore financiare30 termaHapni fjalorinMbyllni fjalorin

Shpjegime të thjeshta për produktet bankare dhe vendimet financiare të përditshme.

Sigurim

Kontratë që, kundrejt primit, mbulon rreziqe të caktuara sipas kushteve të saj. Kontrolloni mbulimin, kufijtë, përjashtimet dhe pjesën e dëmit që e paguani vetë.

Garantues

Person që merr përsipër përgjegjësi për borxhin e dikujt tjetër sipas kontratës së garancisë. Para nënshkrimit, kontrolloni kur dhe sa mund t’ju kërkohet të paguani dhe nëse buxheti e përballon.

Pagesë e paautorizuar

Pagesë për të cilën nuk keni dhënë miratim. Njoftoni menjëherë institucionin financiar përmes kanalit zyrtar, siguroni qasjen në llogari dhe ruani të dhënat e transaksionit për shqyrtim.

Institucion financiar (IF)

Institucion i licencuar dhe i rregulluar nga BQK-ja për të ofruar shërbime financiare, si bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare.

Konsumator

Person fizik që përdor një produkt ose shërbim financiar për nevoja personale, jo për veprimtari biznesi.

Tarifë

Pagesë që një institucion financiar e aplikon për një shërbim. Tarifat duhen shqyrtuar së bashku me interesin dhe kushtet e tjera.

Buxhet

Plan që tregon sa para hyjnë, ku shpenzohen dhe sa ndahen për kursim gjatë një periudhe.

Fond emergjent

Kursime të ndara për shpenzime të papritura dhe të domosdoshme, si riparimet, shpenzimet shëndetësore ose humbja e përkohshme e të ardhurave.

Inflacion

Rritje e përgjithshme e çmimeve me kalimin e kohës, që zvogëlon sasinë e mallrave dhe shërbimeve që mund të blihen me të njëjtën shumë parash.

Llogari rrjedhëse

Llogari për transaksione të shpeshta, si pranimi i pagës, pagesa e faturave, transferet, tërheqjet dhe përdorimi i kartelës.

Llogari kursimi

Llogari e krijuar për ruajtjen dhe rritjen graduale të kursimeve, në të cilën mund të përfitoni interes sipas kushteve të bankës.

Llogari pagese me shërbime bazë

Llogari që përfshin një grup shërbimesh bazë të pagesave me kosto të ulët ose pa pagesë, sipas kushteve dhe kategorive të përcaktuara.

Depozitë

Shumë parash që vendoset në bankë me kusht që të kthehet sipas marrëveshjes, me ose pa interes.

Kartelë debitore

Kartelë e lidhur drejtpërdrejt me llogarinë bankare. Pagesat dhe tërheqjet zakonisht bëhen me mjetet që tashmë gjenden në llogari.

Kartelë kreditore

Kartelë që mundëson përdorimin e një limiti të huazuar nga banka. Shuma e përdorur duhet të kthehet dhe mund të ketë interes e tarifa.

Pako bankare

Kombinim i disa produkteve ose shërbimeve bankare që ofrohen së bashku. Vlera e pakos varet nga shërbimet që përdoren realisht.

Kredi

Shumë parash e huazuar që duhet të kthehet sipas marrëveshjes, zakonisht së bashku me interesin dhe kostot e tjera.

Kolateral

Pasuri ose depozitë që ofrohet si siguri për një kredi. Nëse kredia nuk paguhet, kredidhënësi mund të kërkojë realizimin e saj sipas ligjit dhe kontratës.

Normë fikse e interesit

Normë që mbetet e pandryshuar gjatë periudhës së përcaktuar në marrëveshje, duke i bërë pagesat më të parashikueshme.

Normë e ndryshueshme e interesit

Normë që mund të ndryshojë sipas një indeksi publik të përcaktuar paraprakisht. Ndryshimi mund ta rrisë ose ta ulë këstin dhe koston totale.

Normë e kombinuar e interesit

Normë që fillon si fikse për një periudhë dhe më pas bëhet e ndryshueshme deri në shlyerjen e plotë të kredisë.

Normë nominale e interesit

Përqindja e deklaruar e interesit për kredi ose depozitë. Vetëm kjo normë zakonisht nuk e tregon koston e plotë ose kthimin real.

Norma Efektive e Interesit (NEI)

Tregues vjetor që pasqyron koston totale të kredisë ose kthimin e depozitës. Për kredinë, përfshin interesin, komisionet ose tarifat dhe kostot e tjera të detyrueshme, sipas llogaritjes së zbatueshme. NEI merr parasysh frekuencën e llogaritjes së interesit gjatë vitit, prandaj mund të jetë më e lartë se norma nominale edhe kur nuk ka tarifa shtesë.

Tarifë e disbursimit

Tarifë administrative që mund të aplikohet gjatë miratimit ose disbursimit të kredisë. Duhet të përfshihet kur krahasohet kostoja totale e kredisë.

Mbitërheqje

Marrëveshje që lejon përdorimin e fondeve përtej gjendjes aktuale të llogarisë, deri në një limit. Shuma e përdorur është borxh dhe mund të ketë interes e tarifa.

Raport kreditor

Pasqyrë e detyrimeve kreditore dhe historikut të pagesave që i ndihmon institucionet financiare ta vlerësojnë aftësinë paguese dhe sjelljen e huamarrësit.

Phishing / mashtrim digjital

Mashtrim që imiton një burim të besueshëm për të vjedhur të dhëna ose para, shpesh përmes emailit dhe faqeve të rreme. Forma përmes SMS-ve quhet smishing, ndërsa përmes telefonatave quhet vishing. Verifikoni burimin përmes kanaleve zyrtare.

Smishing / mashtrim përmes SMS-ve

Formë e phishing-ut përmes SMS-ve. Mesazhi mund t’ju kërkojë të hapni një lidhje, të jepni kode ose të paguani. Mos veproni nga lidhja e mesazhit; hapeni vetë aplikacionin zyrtar ose kontaktoni institucionin në numrin zyrtar.

Vishing / mashtrim përmes telefonatës

Formë e phishing-ut përmes telefonatave ose mesazheve zanore. Mashtruesi paraqitet si person apo institucion i besueshëm dhe kërkon të dhëna, kode ose para. Ndërpriteni telefonatën dhe telefononi vetë institucionin në numrin zyrtar; mos jepni fjalëkalime apo kode njëpërdorimëshe.

Autentikim me dy faktorë

Shtresë shtesë sigurie që kërkon dy prova të identitetit, për shembull fjalëkalimin dhe një kod të dërguar në telefon.

Përkufizimet janë thjeshtuar për qëllime edukative dhe nuk zëvendësojnë kushtet zyrtare të një produkti financiar.

€Vendimet e vogla krijojnë rezultate të mëdha.

Paraja është mjet. Mësoni ta menaxhoni.

Edukimi financiar nuk ka të bëjë vetëm me numrat. Ka të bëjë me sigurinë, lirinë e zgjedhjes dhe aftësinë për t’u përballur me të papriturat.